Policia e Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Gjilanit, ka hasur në dy persona të dyshuar të cilët në furgonin e tyre kishin ngarkuar një sasi të mallrave të kontrabanduara.
Me datë 21.11.2019 Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon me targa vendore të cilin e drejtonte njëri nga dy të dyshuarit. Pas kontrollimit të këtij furgoni është vërejtur se në të kishte të ngarkuar rreth katërdhjetë (40 ) arka birra, një komplet qumësht dhe një sasi e çokollatave ku vlera e këtij malli sipas njërit nga të dyshuarit sillet rreth 400 euro (katërqind euro).
Në lidhje me rastin personat e dyshuar të arrestuar janë:
Zh. R i lindur më 1962 M /Kosovar/Serb
G. S i lindur më 1972 M /Kosovar/Serb
Personat e lartcekur janë shoqëruar në stacion policor ku njëri nga të dyshuarit e përfshirë në rast është pjestar i Policisë së Kosovës, dhe me këtë rast është njoftuar edhe IPK-ja (Inspektorati Policor i Kosovës) të cilët kanë bërë intervistimin e të dyshuarit (zyrtar policor) të përfshirë në rast.
Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontaktuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit të dyshuarve të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...