Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona mbi dyshimet për import, eksporti, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ndërmjetësimi dhe shitje e paautorizuar e armëve.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Prishtinë.
Gjatë aksionit janë sekuestruar armë, fishekë, para, telefona celularë, kamionetë.
Raporti:
Prishtinë (NN) 19.09.2021-18:00 . Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar ka ndaluar kamionetën në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë ( pasagjeri dhe drejtuesi i kamionetës). Gjatë kontrollit në kamionetë janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale : dy pistoleta me 17 copë fishekë, një thikë, 218.10 €, 2000 Lekë Shqiptar, katër telefona celular dhe kamioneta, ndërsa gjatë kontrollit në banesën dhe lokalin ku banon i dyshuari (pasagjeri) i janë sekuestruar, një armë automatike dhe 43 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...