Zyrtarët e policisë nga njësiti i hetimeve të drejtorisë së kryeqytetit kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast grabitjeje.
Ngjarja ka ndodhur më 26 korrik 2024 në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë, ku dy të dyshuarit kanë sulmuar një grua me thikë dhe i kanë grabitur një zingjir ari.
Pas hetimeve intensive, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuarit.
“Puna e hetuesve policor, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: T.I, femër, 26 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe R.A, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë me vendim të prokurorit, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...