Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për fajde.
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kishte pranuar një informacion për një rast të fajdes që ka ndodhur nga muaji janar i vitit 2021,shkruan arbresh.info.
“Në lidhje me këtë hetuesit rajonal pas një pune intensivë, grumbullimit të informacioneve në terren, nën autorizim të Prokurorisë Themelore nē Ferizaj, sot me datë 22.03.2021 rreth 12:30 kanë arrestuar dy persona me inicialet A.Z (M.K) i moshës 41 vjeçar dhe A.Z (M/K) i moshës 36 vjeçar me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajde”, ku viktima e këtij rasti dyshohet se kishte paguar fajde rreth 11.000 euro për një shumë të caktuar të të hollave”, njofton policia.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Policia ka publikuar edhe kontaktin për lajmërimin e rasteve të fajdeve.
“Për të gjitha rastet kriminale e rasteve të fajdeve në veçanti , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Informacionet e juaja do të trajtohen menjëherë dhe me profesionalizëm të lartë dhe se policia do të jetë e pakompromisē ndaj këtyre rasteve, gjithashtu të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, njofton policia./arbresh.info/
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan