Dy persona janë arrestuar të dyshuar për fajde dhe shpëlarje të parave.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, arrestimi ka ndodhur në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se me urdhër të kësaj prokurorie, është zhvilluar një operacion për bastisje në lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy (2) persona me inicialet R.J dhe H.D.
Operacioni është zhvilluar nga Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, me ç’rast kanë arrestuar të pandehurin R.J, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Fajde” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprën penale ”Shpëlarja e parave” nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 dhe 2 te Ligjit nr. 03/L-96 për Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit.
Po ashtu, me urdhër të kësaj prokurorie nga Policia e Kosovës, është arrestuar edhe personi me inicialet H.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ”Fajde” nga neni nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Gjithashtu, ju njoftojmë se dy personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tremijenjëqindetridhjetë (3,130) euro, dy (2) telefona, si dhe dyzet./arbresh.info/
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka