Arrestohen dy persona për deklarim të rrejshëm në Ferizaj

09:19 | 30 Tetor 2024
E.G

Policia ka arrestuar dy persona për deklarim të rrejshëm në Ferizaj.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente në Ferizaj se një 21 vjeçare, shtetase e huaj me vendbanim në Ferizaj është duke u trajtuar aty.

Policët e rendit menjëherë kanë shkuar në këtë qendër dhe dyshohej se në rrugën ‘’Tahir Sinani’’ në Ferizaj viktima ishte sulmuar nga një person tjetër me një mjet të mprehtë ( thikë) dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në rast janë kyçur edhe Njësia e Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe në cilësinë e dëshimtarit kanë intervistuar edhe bashkëshortin e saj, të moshës 29 vjeçare, i cili fillimisht kishte dhënë versionin e njëjtë të sulmit nga një person tjetër, ndërsa rasti fillimisht është cilësuar ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’.

Sipas policisë, në vazhdën e hetimve, ekzaminimit të vendit të ngjarjes, nga hetuesit policorë nuk është gjetur asnjë gjurmë si në raportimin e parë.

Policia bën të ditur se dyshohet se kanë inskenuar rastin së bashku me bashkëshorten e tij dhe kanë deklaruar rrejshëm.

“Ndërsa hetuesit kanë shkuar në shtëpinë e tyre ku ishin duke banuar dhe aty kanë hasur në gjurmë gjaku dhe mjete të mprehta ( thika), me të cilat dyshohet se ishin përdorur gjatë një përleshje mes tyre dhe për këtë, i dyshuari E.B ( bashkëshorti), i cili edhe ky kishte lëndime trupore ka pranuar se kanë inskenuar rastin së bashku me bashkëshorten e tij dhe kanë deklaruar rrejshëm.” , thuhet në njoftim.

Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

“Të dyshuarit pasi kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ricilësuar rasti në : ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’, ‘’ Dhunë në familje’’ dhe ‘’Deklarim i rremë’’ , ndërsa të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme