Google ADS

Arrestohen dy persona pasi sulmuan fizikisht fqinjët e tyre në Prishtinë

08:44 | 7 Maj 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuat se janë arrestuar dy persona në Prishtinë.

Ata dyshohet se i kanë sulmuar fizikisht dy fqinjë të tyre.

“Prishtinë 06.05.2024, 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, fqinjët e tyre. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme