Arrestohen dy persona pas vjedhjes në një shtëpi në Gllogoc

08:26 | 11 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Një burrë në Gllogoc ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur i kanë vjedhur mjete të punës nga shtëpia.

Personat e dyshuar janë indentifikuar nga Policia, me ç’rast edhe janë arrestuar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh.Gradicë, Gllogoc 28.11.2023-07:00. Ankuesi mashkull kosovar, me datë 09.01.2024, ka raportuar se persona të panjohur i kishin vjedhur mjete pune nga shtëpia. Njësitet e hetuesisë kanë arrit që t’i identifikojnë dhe arrestojnë dy meshkuj të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë bastisjes te të dyshuarit janë gjet dhe konfiskuar gjësendet e vjedhura si dhe një pushke gjuetie. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme