Gjatë ditës së djeshme në Vushtrri, janë arrestuar dy persona pasi që kanë sulmuar dy persona tjerë pas një mosmarrëveshje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim, shkruan arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimi të të dyshuarve, njëri është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar me procedurë të rregullt.
“Rr. Bedri Pejani, Vushtrri 14.06.2022-19:37. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Dy viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajte ndërsa i dyshuari tjetër është liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...