Arrestohen dy persona në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

09:03 | 29 Janar 2024
E.H

Dy persona janë arrestuar dje në fshatin Qirez të Skenderajt për posedim të substancave narkotike, raportin Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar 7.3 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, dy grinder dhe një pako rizlla, shkruan Arbresh.info.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Qirez, Skenderaj 28.01.2024 – 00:15. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 7.3 gramë substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy grinder dhe një pako me rizlla. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme