Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për lëndim trupor dhe dëmtim të pronës pas një konflikti fizik në Prizren.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 27 tetor, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria rajonale e Policisë Prizren, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Prizren ka pranuar një informatë se me datën 27.10.2023 rreth orës 20:37 min, në Prizren pas një mosmarrëveshje verbale në mes të disa të rinjve meshkuj, kosovar shqiptar ka pasur një konflikt fizik.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se dy të dyshuar, dyshohet se kanë përdorur armë zjarri si dhe mjete tjera të forta ndaj viktimës me ç’rast i kanë shkaktuar lëndim trupor dhe dëmtuar pronën e tij (veturën).”, thuhet tutje.
“Me datën 29.10.2023 njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor Prizren pas hetimeve intensive dhe informatave të pranuar përmes rrugëve operative kanë arritur që të e lokalizojnë dy të dyshuar të cilët janë arrestuar nga ana e policisë.”, vijon njoftimi.
Pas vendimit të prokurorit janë gjetur gëzhoja, predha të armës së zjarrit si dhe një mjetë i fortë i cili dyshohet se është përdorur në rast.
“Me vendim të prokurorit të shtetit janë kontrolluar shtëpit dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve ku janë gjetur si dëshmi materiale gëzhoja dhe predha të armës së zjarrit si dhe një mjetë i fortë i cili dyshohet se është përdorur në rast. Sendet e gjetura procedohen në Gjykatë si prova materiale.”, bën të ditur policia.
Me vendim të prokurorit të shtetit dy persona të dyshuar ndalën në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i tret i involvuar në rast është i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor.
Nga hetimet e deri tashme dyshohet se rasti ka ndodhur për motive të ulëta.
Rasti është duke u hetuar nga hetues të Stacionit Policor në Prizren me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’./Arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...