Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rënda në Austri.
Në njoftim thuhet se rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, dhjetor 2022 – janar 2023, shkruan Arbresh.info.
“Puna e hetuesve rajonal, është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative në koordinim me Prokurorinë, Gjykatën themelore dhe hetuesit nga Republika e Austrisë, kanë arrestuar dy personat e dyshuar:
– L.B . mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– I. V mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, janë kontrolluar katër lokacione, ku janë gjetur dhe sekuestruar stoli ari, 156 fishekë, 2 automjete etj.
Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili tash më është i identifikuar./Arbresh.info
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...