Arrestohen dy persona në Prishtinë, policia i gjen armë dhe marihuanë

09:03 | 12 Dhjetor 2023
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar dy Arpersona në Prishtinë pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, një gëzhojë dhe 18-qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i armës dhe narkotikëve” dhe është duke u hetuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, një gëzhojë dhe 18-qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje,  rasti duke u hetuar.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme