Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në rrugën “Fahri Fazliu” në këtë qytet.
Sipas policisë, njëri nga të arrestuarit është 19 vjeçar, ndërsa tjetri 21, shkruan Arbresh.info.
“Sot nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të ndodhur më datë 22.11.2023 rreth orës 23:45, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
“Arrestimi i të dyshuarve; Sh. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, K. S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, respektivisht sigurimi i prezencës së tyre, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti”, njofton policia.
“Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarve me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm”, nga neni 356, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, nga neni 366. Të njëjtit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, thuhet tutje në komunikatën e policisë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...