Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “falsifikim i parasë”.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
Rasti është duke u hetuar .
“FALSIFIKIM I PARASË Prishtinë / 16.04.2024. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur duke vënë në qarkullim para të falsifikuara. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...