Google ADS

Arrestohen dy persona në Pejë, policia u gjen drogë në veturën e tyre

09:07 | 4 Mars 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë pasi që tek të njëjtit është gjetur  dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 25.8 gram.

Sipas policisë, atyre iu gjet edhe një pako me rizle letër për mbështjellje të marihuanës dhe një kartëmonedhë prej 5 eurosh, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE Rr. Maja e zezë ,Pejë /03.03.2024–01:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që tek të njëjtit në veturën e tyre  gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 25.8 gram, një pako me rizle letër për mbështjellje të Marihuanës dhe një kartëmonedhë prej 5 eurosh. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 të policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme