Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 01:00, nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit , janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë.
Sipas njoftimit, pas marrjes së informatës për të shtëna me armë nga një veturë e cila ishte në lëvizje , në fshatin Hamidi të Obiliqit, policia ka ndërmarrë një aksion dhe në një distancë jo të largët nga vendi i ngjarjes, ka arrit që të ndaloj automjetin e dyshuar dhe të arrestoj dy persona të dyshuar.
Të arrestuarit janë E. R, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit Ecol Special 99, një armë e ftohtë (thikë), një karikator si dhe në vend ngjarje janë konfiskuar dy gëzhoja.
Ndaj personave të dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?