Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë, pasiqë të njëjtit dyhsohen se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”
Sipas policisë, akti dyshohet të ketë nodhur më 14 nëntor në Vushtrri, shkruan Arbresh.info.
“Sot, me datën 22 nëntor 2023, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Mbi dyshime të bazuara dhe provave materiale të siguruara janë arrestuar dy të dyshuarit R. I. 41 vjeçar, dhe M.M., 40 vjeçar, të dy shtetas të Republikës se Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Arbresh.info/
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata