Policia Rajonale e Ferizajt, dje rreth orës 18:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Vatë të Kaçanikut, është një rast i lëndimit trupor.
Policët e rendit e më pas hetuesit e stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personat M.L ( M/K) i moshës 57 vjeçar dhe J.L ( M/K) i moshës 29 vjeçar , të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur me dy persona tjerë G.L (M/K) i moshës 63 vjeçar dhe B.L (M/K) i moshës 29 vjeçar , duke ju shkaktuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Kaçanik, lëndime kishte pësuar edhe i dyshuari M.L.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, tek i dyshuari M.L është gjetur e më pas është konfiskuar një armë zjarri ( pushkë e gjuetisë) me 6 fishekë.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje‘’. /Arbresh.info/
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...