Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjti dyshohet të ketë shantazhuar një grua për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë 30 vjeçarëT R.G dhe L.R, shkruan Arbresh.info.
“Njësiti i hetimeve rajonale të Policisë në Gjilan pas veprimeve të shpejta hetimore operacionale, mirë të organizuara me datën 22.09.2023 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin R.G. (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar) ndërsa i dyshuari i dytë ishte vënë në kërkim policor.
Me datën 25.09.2023 është arritur që të lokalizohet dhe arrestuar edhe i dyshuari i dytë L.R. (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar).”, thuhet në njofitmin e Policiës.
Me vendim të prokurorit të shtetit që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Shantazh’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...