Google ADS

Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohet se kishin vjedhur cigare

09:32 | 21 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të cigareve dhe të një televizori, në Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur në orët hershme të mëngjesit së kaluar, transmeton arbresh.info

Personave në fjalë, policia ua ka gjetur 85 pako cigare të llojeve të ndryshe dhe ka konfiskuar një TV.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. UÇK-së, Gjakovë 20.11.2021-05:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit në dy lokacione të ndryshme – në dyqane,  kanë vjedhur disa pako cigare të llojeve të ndryshme dhe një TV. Njësitet policore te të dyshuarit, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 85-pako cigare dhe një TV, të cilat dyshohet se ishin vjedhur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme