Dy persona të dyshuar për planifikim të një sulmi të dhunshëm, janë arrestuar në qytetin e Marsejë, njofton ministri i brendshëm Matthias Fekl.
Ai ka shtuar që është rritur siguria përgjatë vendit para zgjedhjeve të parapara presidenciale, transmeton portali arbresh.info.
“Këta dy burra të radikalizuar, të lindur në vitet 1987 dhe 1993, me shtetësi franceze, kishin për qëllim kryerjen e një sulmi në një kohë të shkurtër, me këtë dua të them në ditët që vijnë në tokën franceze”, ka thënë Fekl në një konferencë për media.
Kërkimi në vendin e arrestimit në qytetin jugor është duke vazhduar, ndërsa njerëzit janë evakuuar nga ndërtesa.
Arrestimet janë bërë rreth orës 10 dhe 11:00 të kohës lokale në një apartament ku kishin marrë me qira të dyshuarit. Raportohet se janë gjetur edhe armë në banesën e tyre./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...