Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dy raste në ndara në Gjakovë pasiqë të njëjtit dyhsohen për posedim të armëve në mënyrë të paautorizuar.
Sipas Policisë, në rastin e parë është arrestuar i dyshuari me iniciale A.Rr I cili ka dorëzuar një pushkë automatike dhe me një karikator dhe nëntë copë fishekë, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në rastin e dytë është arrestuar i dyshuari me iniciale M.A i cili ka dorëzuar një pushkë automatike me një karikator dhe një fishekë.
“Stacioni Policor në Gjakovë, në dy raste të ndara, kishte siguruar video incizime të cilat ishin postuar në rrjete sociale ku në posedim të të dyshuarave janë parë armë për të cilat është dyshuar se ata i posedonin në mënyrë të paautorizuar.”, njofton Policia.
“Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si rezultat i informatave të pranuara janë zhvilluar hetime dhe është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar. Në njërin rast i dyshuari me inicialet A.Rr., shtetas i Republikës së Kosovës ka dorëzuar një pushkë automatike me një karikator dhe nëntë (9) copë fishekë, ndërsa në rastin tjetër i dyshuari me inicialet M.A., shtetas i Republikës së Kosovës, ka dorëzuar një pushkë automatike me një karikator dhe një (1) fishekë. “, vijon njoftimi.
Tutje bëhet e ditur se armët dhe municioni janë konfiskuar.
Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq ndaj tyre është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Arbresh.info
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK