Arrestohen dy persona, endeshin në liri pavarësisht dënimit me burgim nga gjykata

15:41 | 10 Shtator 2021
arbresh.info

Policët nga stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që të arrestojnë dy persona me inicialet: A.RR, ( M/K), 48 vjeçar dhe S.RR (M/K) 44 vjeçar.

Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën e njejtë penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’, me dënim burgimi , njëri prej tetë (8) muajve dhe tjetri prej katër (4) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj raporton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme