Arrestohen dy person në Lipjan për posedim të substancave narkotike

09:09 | 10 Dhjetor 2023
E.H

Dy persona janë arrestuar në Lipjan, njëri nga ta i mitur, për posedim të substancave narkotike, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, të dyshuarve u janë gjetur dhe konfiskuar 18 paketime të vogla me substancë narkotike të llojit marihuanë, 235€ para të gatshme, një mulli, një peshore dhe dy telefona mobil, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Lipjan/09.12.2023 – 19:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, (njëri i mitur), pasi që gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 18 paketime të vogla me substancë narkotike të llojit marihuanë, 235€ para të gatshme, një mulli, një peshore dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme