Arrestohen dy komandantë dhe krejt policët që ishin në ndërrim, të dy pikave kufitare

11:56 | 14 Mars 2022
arbresh.info

Janë arrestuar dy komandantë të dy pikave kufitare, konkretisht të pikë kalimit kufitar Qafë e Prushit dhe pikë kalimit kufitarë Qafë Morinë.

Kështu raporton Express, derisa bëhet e ditur edhe zyrtarë tjerë policorë janë vendosur në pranga, derisa në këto momente po bëhet edhe zëvendësimi i tyre në këto pika.

Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale janë duke vazhduar operacionin që kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren, shkruan arbresh.info.

Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë./arbresh.info/

 

Ja për çfarë dyshohen zyrtarët policorë

Ja për çfarë dyshohen zyrtarët policorë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme