Arrestohen dy doktorë, i kërkuan pacientëve ryshfet për të kryer ndërhyrje në Gjilan

11:35 | 30 Prill 2023
A Z

Dy doktorë në Gjilan janë arrestuar, me i dyshimin se i kanë kërkuar pacientëve ryshfet për të kryer ndërhyrje.

Një anesteziolog është arrestuar nën dyshimin se kishte kërkuar ryshfet në vlerë 100 euro nga pacienti për të kryer një ndërhyrje.

Ndërkohë, doktori tjetër kirurg, i kishte marrë 330 euro nga një pacient për kryerjen e shërbimeve, ndërsa kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

Pasi që është siguruar urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake, për stimulim të veprës penale (Marrja e ryshfetit), hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi gjatë dorëzimit të parave tek njëri i dyshuar.

Nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë arrestuar dhe shoqëruar për intervistim personat e dyshuar, ku me vendim të prokurorit të shtetit është lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orësh për të dy doktorët.

Të ngjashme