Dy burra dhe një grua janë arrestuar dje nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion dhe bashkëkryerja”.
Në njoftimin e policisë thuhet se të njëjtit dyshohen se veprën e kanë kryer në qershor të këtij viti, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është në proces hetimor.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë qershor-2022. Me datë 10.08.2022 janë arrestuar tre të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovare, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e cekura”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës