Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të Vetëvendosjes. Lajmin e kanë bërë të ditur vet kjo parti përmes një njoftimi për media.
Sipas VV-së, në pranga të policisë sot kanë përfunduar aktivistët Veton Dragusha dhe Blerim Maqastena.
“Në vend që të luftojë strukturat ilegale dhe t’i arrestojë pjesëtarët e saj që çdo ditë e luftojnë shtetin tonë, pushteti kriminal i Isa Mustafës vazhdon përndjekjen dhe arrestimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s. Derisa dje ky kryeministër e emëroi drejtuesin e këtyre strukturave, Ivan Todosijeviqin, për ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal, sot veglat e tij arrestuan aktivistët Veton Dragusha e Blerim Maqastena, për shkak të pjesëmarrës në një protestë para disa viteve, thuhet në njoftimin e VV-së”.
Sipas VV-së ka kohë që ky pushtet e ka bërë të qartë se angazhimi i tij është në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës. Ky pushtet, sipas këtij subjekti politik, protestuesit i lufton haptas është i vendosur dhe po e shndërron Kosovën në një shtet të egër autoritar.
VV thotë se është domosdoshmëri angazhimi kundër vazhdimit të kësaj qeverisjeje dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe ndalimin e përndjekjes ndaj kësaj partie.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...