Policia e Kosovës të martën në dy raste të ndara ka arrestuar disa persona në Prishtinë, dhe ka sekuestruar tri armë zjarri si dhe një sasi të konsiderueshme municioni.
Në rastin parë njësia policore u vu në ndjekje të një automjeti i cili provoi t’i shmangej ndalimit policor dhe pas një ndjekje prej disa minutash policia arriti që në rrugë “B” në Prishtinë, të ndaloj veturën e dyshuar si dhe dy të dyshuar, me ç’ rast të dyshuarve iu gjetën dy armë zjarri.
Në rastin e dytë, pas informacioneve të siguruar në rrugë operative se një i dyshuar posedonte armë, policia me shpejtësi ndërmori një operacion në një lokal në rrugën “Kadri Zeka” në lagjen Kalabria në Prishtinë, me ç’ rast arriti të ndaloj të dyshuarin dhe të sekuestroj një armë zjarri.
“Ndërlidhur me rastet, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ndërkaq me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit të tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftimin nga policia.
Policia i kujton edhe njëherë publikut se mbajtja pa leje e armëve të zjarrit është një vepër penale dhe policia do të vazhdojë të ndërmarrë veprime të shpejta dhe rigoroze për të garantuar sigurinë e komunitetit tonë.
Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje publikut të raportojë çdo aktivitet të dyshimtë për të na ndihmuar në misionin tonë për të ruajtur paqen dhe sigurinë./Arbresh.info/
Ukraina mohon përdorimin e fosforit të bardhë: Moska kërkon ...
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari pë...
Haxhi Shala deklarohet fajtor
Marrëveshja për pranim fajësie – Shala dhe Prokuroria ...
Ngrihet aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Pri...
Çeku: Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri do të dokum...