Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar katër persona dje në Podujevë.
Pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht meshkuj tjerë.
Pesë persona kanë pranuar tretman mjekësor, përfshirë dhe personat e lënduar.
Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Podujevë 06.05.2024-11:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...