Google ADS

  Arrestohen dhjetë  persona të kërkuar nga drejtësia

14:45 | 15 Nëntor 2017
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë  persona, për të cilët ka pasur urdhër-arrset nga gjykatat, pasi të  njëjtit  kanë qenë duke u kërkuar për vepra të ndryshme penale, raporton Arbresh.info.

Katër nga të kërkuarit e drejtësisë janë arrestuar  mbrëmë,  tre prej tyre në Prishtinë, njëri në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari, një në Prizren, një tjetër në fshatin Zhegër të Gjilanit, Ferizaj, Pejë,  Kacanik,  Lipjan dhe i fundit është  arrestuar mëngjesin e sotëm në fshatin Livadicë të Podujevës.

Të gjithë  të arrestuarit sipas njoftimit të policisë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë për identitetin e tyre dhe veprat penale për të cilat të njëjtit kanë qenë të kërkuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme