Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e IPK-në kanë vënë nën pranga 8 zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se të njëjtit dyshohen për disa vepra penale.
Sipas njoftimit, këta persona dyshohen se kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike, ushtrim të ndikimit si dhe kanë bërë blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.
“Në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë (8) persona, zyrtar policor të cilët dyshohen për veprat penale; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, s “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike” sipas nenit 267 Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K. Aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-n”, thuhet në njoftim.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida