Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj 7 personave të pandehur (G.J., E.M., Z.M., E.J., F.D., A.J. dhe G.Z.,) për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabis” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Në komunikatë thuhet se sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, të pandehurit G.J., E.M., Z.M., E.J., dhe A.J, nga fundit i muajit maj të vitit 2022 e gjer me datë 29 shtator 2022, duke vepruar si anëtarë të grupit, me qellim të prodhimit të narkotikëve, kultivojnë rreth 100 kilogram (të gatshme për shitje) narkotikë të llojit marihuanë, kurse ishin duke kultivuar edhe 177 bimë tjera (me gjatësi 3.5 meta), të cilat janë shkatërruar me urdhër të prokurorit të shtetit nga njësitet relevante policore, përcjell Arbresh.info.
“I pandehuri, G.J., akuzohet se me datë 28 shtator 2022, me qellim të shitjes ka poseduar rreth gjysme kilogrami kokainë, të ndara në katër qese. Kurse, i pandehuri, Z.M., akuzohet se në kohë të vazhdueshme ka shitur dhe shpërndarë narkotikë të llojit marihuanë. Të pandehurit F.D dhe G.Z, akuzohen për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprave të lartcekura. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...