Arrestohen 51 persona me urdhëresa tё Gjykatave

15:19 | 1 Nëntor 2023
L G

Gjatë muajit tetor, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Pejës, ka arrestuar 51 persona me urdhër të Gjykatave.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Policisë së këtij rajoni, raporton Arbresh.info.

“Stacionet Policore, pranё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, gjatё muajit tetor 2023, kanё realizuar urdhёresat e Gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar. Gjatё muajit tetor janё arrestuar pesёdhjetё e njё (51) persona tё dyshuar. Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale disa nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa disa nga ta janё dёrguar ne seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente./Arbresh.info/

Të ngjashme