Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Llapashticë në Podujevë janë arrestuar pesë persona të cilët nga njësitë në një fushë të hapur janë zënë në flagrancë duke përpunuar substanca narkotike nga bimët e kanabisit.
Në një shtëpi të pabanuar (e njërit prej të dyshuarve) janë gjetur dhe sekuestruar 2097.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 7 bimë kanabisi me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër dhe dy vetura të cilat të dyshuarit i kishin përdorë për kryerjen e veprës penale.
Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës