Google ADS

Arrestohen 4 të dyshuar për trafikim me njerëz

16:14 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ në Mitrovicë, të mërkurën ka arrestuar katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të trafikimit’, ‘keqpërdorim seksual nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: Y. Q. (1993),E.E. (1992), A.Xh. (1989) dhe A.G. (1986), që të gjithë të kombësisë shqiptare.

Pas një hetimi të zhvilluar nga njësitet policore të PK-së dhe në zbatim të urdhëresës së gjykatës për kontroll janë kontrolluar dy lokacione shtëpi të të dyshuarve, ku është arrestuar i dyshuari i parë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘trafikim me njerëz’, kurse tre të dyshimtët e tjerë janë arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘shërbimet seksuale të trafikimit’.

Gjatë kontrollit në lokacione të caktuara në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar 12 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit, të cilave u është ofruar ndihma sipas procedurave standarde vepruese për kujdesin ndaj viktimave të trafikimit.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelor katër të arrestuarit ndalohen për 48 orë, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme