Gjatë muajit shtator, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Pejës, ka arrestuar 33 persona me urdhër të Gjykatave.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Policisë së këtij rajoni, raporton Arbresh.info.
“Stacionet Policore, pranё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, gjatё muajit shtator 2024, kanё realizuar urdhёresat e Gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar. Gjatё muajit shtator nga data 01.09.2024-30.09.2024, janё arrestuar tridhjetë e tre (33) persona tё dyshuar. Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale disa nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa disa nga ta janё dёrguar ne seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente./Arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër