Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 14 persona të cilët nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes dhe izolim shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Arrestime ka pasur në Prishtinë ku janë arrestuar 6 persona, , Prizren katër, kurse Ferizaj, Pejë, Gjakovë dhe veri të Mitrovicës janë arrestuar nga një person.
Më poshtë rastet e plota të arrestimit të qytetarëve në këto komuna:
• Gllogoc 05.04.2020 – 01:00. Janë shoqëruar në stacionin policore dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
• Lagjja Veterrink, Prishtinë 05.04.2020 – 01:35. Janë shoqëruar në stacionin policore dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
• Rr. Robert Doll , Prishtinë 04.04.2020-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverise. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon ne procedure te rregullt.
• Gllogoc 05.04.2020-14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedurë të rregullt.
• Rr.’’Naim Beka’’ –Ferizaj 05.04.2020 – 16:10 Është shoqëruar në stacionin e policisë i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, lirohet në procedure të rregullt.
• Rr. Brigada 123, Suharekë 05.04.2020 – 01:15. Janë shoqëruar në stacionin policore një mashkull dhe një femër që të dytë kosovar, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
• Rr.Lulzim Rexhepi, Prizren 05.04.2020, 21:00. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
• Rr. Zahir Pajaziti, Pejë 05.04.2020 – 13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili lidhur me virusin Covid – 19 nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, ku në lokalin e tij afarist kishte lejuar të qëndronin disa persona të cilët i kishte shërbyer me kafe. Përveç njësitit policor në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje.
• Rahovec, Malishevë 05.04.2020 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor me veturën e tij është hasur jashtë zonës së Malishevës zonë e cila me vendim të qeverisë është në izolim – karantinë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt dhe prapë nga njësiti policor është përcjellë deri në Malishevë.
• Leshak, Leposaviq 05.04.2020-23:50. Është shoqëruar në stacionin e policisë i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë