Google ADS

Arrestohen 13 persona për mos respektim të orës policore

11:08 | 5 Prill 2020
L G

Gjithsej 13 persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme për mos respektim të vendimit të qeverisë për kufizimin e qarkullimit automjeteve dhe lëvizjes së qytetarëve,  si masë për mbrojtje nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Shtatë persona janë arrestuar në rajonin e Prishtinës, pesë të tjerë në rajonin e Pejës, tre në rajonin e Gjilanit, tre të tjerë në rajonin e Gjakovës, një në Ferizaj dhe një në Mitrovicën jugore, për mos respektim të vendimit të qeverisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të gjithë të arrestuarit  me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info

Detajet e plota:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

  • Rr. Zahir Pajaziti, Prishtinë 04.04.2020 – 00:02. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K, pasi që të njëjtit nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
  • Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 04.04.2020 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Qendra e Studentëve 04.04.2020 – 09:00. E dyshuara femër K kishte tentuar të arratisej nga konvikti. E njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se kishte temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Infektives në Prishtinë.
  • Fsh. Pomozotinë, Fushë Kosovë 04.04.2020 – 18:00. Janë shoqëruar në stacioni policore katër të dyshuar meshkuj K, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 04.04.2020 – 21:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Fsh. Sllovi, Lipjan 04.04.2020 – 21:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.04.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

  • Fsh. Zhegër, Gjilan 02.04.2020 – 18:45. Janë shoqëruar në stacionin policore një mashkull dhe një femër, që të dytë K, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Fsh. Vrapqiq, Gjilan 03.04.2020 – 19:00. Është shoqëruar në stacioni policor i dyshuar mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Fsh. Topanicë, Kamenicë 04.04.2020 – 12:30. Është shoqëruar në stacioni policor i dyshuar mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Rr. Driton Islami, Ferizaj 04.04.2020 – 17:55. Janë shoqëruar në stacionin policore, katër të dyshuar meshkuj K, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

  • Fsh. Gremnik, Klinë 04.04.2020 – 10:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Rr. Emin Basha, Pejë 04.04.2020 – 07:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Rr. Agim Binak Qelaj, Pejë 04.04.2020 – 13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Rr. AgimBinak Qelaj, Pejë 04.04.2020 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Fsh. Gurrakoc, Istog 04.04.2020 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

  • Fsh. Ponoshec, Gjakovë 04.04.2020 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Fsh. Kërvasari, Malishevë 04.04.2020 – 21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Rr. Avdullah Babalija, Gjakovë 04.04.2020 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 04.04.2020 – 12:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

 

Të ngjashme