Shefi i Stafit të Kabinetit të Presidencës, Blerim Vela ka reaguar pas arrestimit të të dyshuarit për djegien e veturave në veri.
Vela përmes një shkrimi në Twitter tha se M.B është person me histori të gjatë kriminale, duke shtuar se komunitetet lokale në veri mund t’i besojnë Policisë së Kosovës.
Ai shtoi se ‘banditët e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale’.
“Një i dyshuar për djegien e veturave të serbëve vendas në veri të Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës. Një person me histori të gjatë kriminale! Komunitetet lokale në veri të Kosovës mund t’i besojnë forcës policore multietnike. Banditë e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
lexo edhe:
Arrestohet serbi i dyshuar që plagosi zyrtarët policorë dhe dogji veturat me targa RKS
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...