Tre qytetarë nga Podujeva janë arrestuar dje në pikë kalimin kufitar në Merdarë.
Për këtë, ka reaguar kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili ka shprehur shqetësimin e tij për arrestimin e kosovarëve si dhe ka kërkuar nga Institucionet e Kosovës që të angazhohen në këtë rast.
Bulliqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, përcjell Arbresh.info.
Ai thekson se arrestimi është bërë për hakmarrje dhe ndërlidhen me situatën në veri të vendit
“Me shqetësim mora lajmin që tre qytetarë të Komunës së Podujevës janë arrestuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në Merdar. Sipas informatave që kemi pranuar atyre ju është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”, ka shkruar Bulliqi.
Bulliqi potencoi se arrestimi i tyre është i papranueshëm.
“Arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e tre bashkëqytetarëve tanë është e papranueshme dhe kërkoj nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht për rastin e tyre, duke punuar me instancat kompetente për lirimin e tyre”, tha në fund Bulliqi./Arbresh.info
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...