Drejtoria Rajonale e Pejës ka dhënë detaje për arrestimin e të dyshuarit, Tush Frrokaj për vrasjen në një kafiteri në Klinë.
Sipas Policisë, arerstimi është bërë gjatë ditës së sotme pas lokalizimit të tij, shkruan Arbresh.info.
“Më datë 07 gusht 2023, rreth orës 16:50, Policia është informuar se nё rrugën “ Leonard Palucaj”- Klinё, ka ndodhur njё gjuajtje me armё zjarri, dhe si pasojё njё person ёshtё vrarё. Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, menjёherё ka angazhuar tё gjitha njësitë relevante pёr arrestimin e personit tё dyshuar: Tush FRROKAJ i lindur me 1975 ne fshatin Kosh-Istog.”, njoftoi Policia.
“Pas njё pune intensive tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, tё asistuar edhe nga njësitet tjera tё Policisё sё Kosovёs, sot me datё 15.08.2023 kemi arritur ta lokalizojmë lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar.”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është kërkuar edhe përmes kërkesës për bashkëpunim me qytetarët.
Sipas njoftimit, i dyshuari pas intervistimit në Hetuesi, me vendim të Prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kujtojmë që më 7 gusht ka ndodhur gjuajtja me armë në një kafiteri në Klinë ku ka mbetur i vdekur një person.
I dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur dhe gjatё arratisjes,nёn kёrrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturën dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit, bën të ditur Policia./Arbresh.info
Lexo edhe:
Tush Frroku, i dyshuar për vrasjen në kafiterinë e Klinës, dorëzohet në Polici
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës