Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se të enjten në mbrëmje dy të rinj shqiptarë janë rrahur nga 15 deri 20 persona të nacionalitetit serbë.
Sipas tij, terrori i banorëve shqiptarë në veri, por edhe atyre serbë që bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, po vazhdon, raporton Arbresh.info.
Ai tha se organet e ndjekjes janë të angazhuar në kapjen e sulmuesve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.
“Mbrëmë, 15 deri në 20 persona kanë rrahur dy të rinj shqiptarë. Ky akt, si çdo tjetër është i papranueshëm dhe organet tona janë të angazhuara që sulmuesit të sillen sa më parë para drejtësisë”, bënë të ditur Sveçla në Facebook.
Sipas tij, secili do të japë llogari për secilin krim.
“Republika nuk trembet. Secili do të japë llogari për secilin krim. Do të vazhdojmë pa u ndalur, në luftë ndaj të gjitha bandave që kanë për synim terrorin ndaj qytetarëve tanë e destabilizimin e vendit tonë”, shkruan ministri i Brendshëm./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...