Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj ditën e hënë, ku një person sulmoi me thikë katër persona në tri lokacione të ndryshme të qytetit.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës fillimisht ka arrestuar personin e identifikuar si Ekrem Sadiku, i cili më pas është liruar pasi ka rezultuar se ai u arrestua gabimisht, raporton Arbresh.info.
Por, një zhvillim i papritur ka hedhur dritë mbi këtë ngjarje, duke vërtetuar se Ekremi nuk ka pasur asnjë lidhje me sulmin, dhe personi i vërtetë i dyshuar është dikush tjetër, në këtë rast Fadil Islami, i cili u vetëdorëzua në polici të martën.
Arrestimi i Ekremit në mënyrë të gabuar pa verifikuar provat themelore të përfshirjes së tij në një vepër penale, përbën veprim të kundërligjshëm arbitrar dhe tërheq pasoja në Policinë e Kosovës.
Të paktën kështu thotë avokati Xhevdet Smakiqi, në një përgjigje për Arbresh.info.
“Fillimisht institucionet shtetërore e në veçanti ato ligj zbatuese policia, prokuroria gjykatat detyrohen qe mandatin ligjor ta zbatojnë me saktësi pa gabime dhe duke përmbushur veprimet procedural në rastin konkret dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, ku përfshihen reagime në flagrancë i policisë, dmth kur kryesit janë duke kryer veprën penale e kanë filluar veprën penale dhe nuk ka kohë policia të sigurojë autorizim nga Prokurori i Shtetit dhe për bastisje personale urdhër të Gjyqtarit të Procedurës paraprake në këto raste veprohet me urgjencë, me autorizim verbal hartohet procesverbal dhe dispozitat e Kodit te Procedurës Penale të lëshohen urdhër kontroll retroaktiv. Nuk mund të paragjykojmë se në rastin konkret është vepruar në flagrancë nga policia, por sidoqoftë ndalimi, arrestimi i zotriut në mënyrë të gabuar, pa verifikuar provat themelore të përfshirjes së tij në një vepër penale përbën veprim të kundërligjshëm arbitrar dhe tërheq pasoja në Policinë e Kosovës” shprehet ai.
Sa i përket shkeljes së standardeve nga policët që e kanë arrestuar atë, avokati Smakiqi thotë se qytetari Ekrem Sadiku gëzon të drejtën të ushtrojë ankesë ndaj policëve.
“Gjithashtu për shkak të publikimit të emrit në media në kuptim të dispozitave te LMD- së nenit 183 zotëria mund të ushtrojë padi për kompensim të dëmit jo material sepse i janë shkaktuar dhimbje të mëdha shpirtërore atij personalisht dhe familjes së ngushtë. Po ashtu i lind e drejta që të ushtroj ankesë në IPK për të verifikuar vërtetuar shkeljen e standardeve nga policët që e kanë ndaluar arrestuar gabimisht. E fakt në interpretimin me të saktë në procedurë penale nuk ka arrestime të gabuara apo aksidentale arrestimet janë ose të ligjshme ose të kundërligjshme dhe rrjedh e drejta e shpërblimit për palët e dëmtuara”, thekson avokati Smakiqi.
Ndryshe, sipas policisë, mes katër viktimave nga therja me thikë, dy nga ta (të mitura) janë të komunitetit RAE, ndërsa njëri prej burrave të lënduar është shtetas i Shqipërisë./Arbresh.info/Rita Jakupi/
LEXO EDHE:
Qytetari që u arrestua gabimisht nga policia për therjen e katërfishtë në Ferizaj, paralajmëron padi
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell