Arrestimi i Naim Murselit, Haxhiu: Ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë

18:27 | 1 Dhjetor 2023
K.B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas arrestim të Naim Murselit, pas dyshimit se e kishte planifikuar vrasjen e Liridona Murselit.

Haxhiu ka vlerësuar lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës.

Ajo shkruan se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.

Postimi i plotë:

Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë.

Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.

Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës

Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.

Dy të arrestuarit për vrasjen e rëndë të Liridona Murselit, dyshohet të jenë bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe Granit Plava.

Kështu bëjnë të ditur burime të Arbresh.info

Granit Plava gjatë deklaratës në Polici, ka pranuar se Naim Murseli i kishte dhënë një shumë parsh prej 25 mijë eurove, dhe një shumë tjetër do ta merrte pasi ta kryente rastin.

LEXO EDHE:

Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për rastin e vrasjes së bashkëshortes, Liridonës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme