Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se ka njoftuar shtetet e QUINT-it për arrestimin e Tefik Mustafës nga autoritetet e Serbisë në Merdarë.
Mustafa është arrestuar dje me akuza për “krime lufte” ndaj popullatës jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë me 1999, ndërsa MPJD ka dënuar ashpër këtë rast teksa në komunikatën për media, thuhet se u kanë bërë thirrje nga Bashkësia Ndërkombëtare që të ndërmarrin hapa për lirimin e menjëhershëm të tij, përcjell Arbresh.info.
Lexo edhe:
Njoftimi i plotë i MPJD-së:
Njoftim mbi arrestimin e një qytetari të Kosovës në Serbi
Sot pasdite Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi është njoftuar për arrestimin e qytetarit të Republikës së Kosovës, z. Tefik Mustafa, nga autoritetet e Serbisë në Merdarë, me akuza për gjoja krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999.
Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi menjëherë i ka njoftuar misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe dhe të shteteve tjera në Beograd si dhe i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për konfirmim të arrestimit dhe për ofrimin e detajeve tjera relevante, në të cilën kërkesë është përfshirë edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi.
Gjithashtu do tё paraqes kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё z. Tefik Mustafa, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet z. Mustafa nga organet serbe.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit z. Tefik Mustafa dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
MPJD për këtë arrestim ka njoftuar dhe shtetet e Kuint-it në Kosovë dhe do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti dhe për çdo informatë të re do t’ju njoftojmë me kohë.
Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51./Arbresh.info
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...