Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dhënë detaje shtesë lidhur me arrestimin e Ismet Bahtjarin dhe Sabit Januzin ndaj të cilëve ishte lëshuar një fletëarrest nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake në Hagë.
Sot, të njëjtit janë transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
ZPS ka publikuar edhe aktakuzën, e konfirmuar më 6 tetor, që rëndon ndaj Bahtjarit dhe Januzit. Aty bëhet e ditur se të dy janë takuar veç e veç me dëshmitarin e Gjykatës Speciale duke e kërcënuar që ta tërhiqte padinë ose të mos jepte dëshmi.
“Sipas aktakuzës së konfirmuar, midis më së paku 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, z. Januzi dhe z. Bahtjari u takuan secili më vete me dëshmitarin 1 për ta nxitur dëshmitarin 1 që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës, përfshirë përmes përdorimit të kërcënimit të rëndë. Më tej aktakuza deklaron se z. Januzi dhe z. Bahtjari, në bashkëkryerje me individë të tjerë, u bashkërenduan si grup para dhe pas kontakteve personale me dëshmitarin 1. Sipas aktakuzës, kjo sjellje tregon se z. Januzi dhe z. Bahtjari synonin ta frikësonin dëshmitarin 1 dhe të pengonin persona zyrtarë, përfshirë prokurorë dhe hetues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në kryerjen e detyrave zyrtare”, thuhet në komunikatë.
“Aktakuza e konfirmuar i akuzon z. Januzi dhe z. Bahtjari për: (i) frikësim dhe (ii) përpjekje me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, individualisht si dhe me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi”.
Paraqitja e parë Bahtjarit është caktuar të zhvillohet të hënën, 9 tetor, ora 14:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovësnë Hagë, ndërsa paraqitja e parë e Januzit është caktuar të zhvillohet në orën 15:15, po më 9 tetor, në sallën e gjyqit të DHSK-së.
“Paraqitjet e para do të mbahen në seanca publike. Gjatë paraqitjes së parë, Gjykatësi i Procedurës Paraprake garanton respektimin e të drejtave të të akuzuarve, përfshirë të drejtën për përfaqësim juridik, dhe që të akuzuarit të kuptojnë akuzat e paraqitura kundër tyre”, ka bërë të ditur komunikata./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Hagë/Arrestohen dy persona, dyshohen se provuan ta bindin një dëshmitar që të mos japë dëshmi
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...