Google ADS

Arrestimi i Jankoviqit/ Haradinaj: Krerët e shtetit të japin ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm

13:07 | 18 Prill 2024
K.B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se arrestimi i zv.Drejtorit të Policisë, Dejan Jankoviq shpërfaq mungesën e mbështetjes serioze dhe pasigurinë për pjesëtarët e komunitetit serb në institucionet e sigurisë së Kosovës.

Ai tha se Qeveria, Presidenca, MPB dhe MPJD do duhej të japin ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm të tyre

“Reagimi inert dhe vetëm deklarativ shtetëror i Kosovës për arrestimin e Zv. Drejtorit Jankoviç dhe policëve të Kosovës në Serbi, shpërfaq mungesën e mbështetjes serioze dhe pasigurinë për pjesëtarët e komunitetit serb në institucionet e sigurisë së Kosovës. Qeveria, Presidenca, MPB dhe MPJD do duhej të japin ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm të tyre, në të kundërtën edhe Kosova do të veprojë me reciprocitet ndaj pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë të Serbisë, kurdo që hyjnë në territorin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme