Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka komentuar arrestimet e fundit të shtetasve të Kosovës nga Serbia në kufi, teksa i cilëson këto arrestime si “kidnapim”.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxholli tha se Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa shtoi se shteti serb po abuzon me të drejtën ndërkombëtare, përcjell Arbresh.info.
“Serbia nuk arreston, Serbia kidnapon. Serbia nuk gjykon, Serbia persekuton. Serbia gënjen, Serbia monton. Serbia vret, Serbia kriminalizon. Të jemi të qartë, në kontekst të së drejtës së aplikuar dhe praktikave ndërkombëtare, statusi i Hasan Dakaj, i Nezir Mehmetit, dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim. Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur kurrë, nuk do të ketë asnjëherë”, shkroi ai.
Postimi i tij i plotë:
Serbia nuk arreston, Serbia kidnapon.
Serbia nuk gjykon, Serbia persekuton.
Serbia gënjen, Serbia monton.
Serbia vret, Serbia kriminalizon.
Të jemi të qartë, në kontekst të së drejtës së aplikuar dhe praktikave ndërkombëtare, statusi i Hasan Dakaj, i Nezir Mehmetit, dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim. Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur kurrë, nuk do të ketë asnjëherë.
Duke qenë kështu, në mungesë të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit ka për obligim ndërkombëtarë, që për çfardo pretendimi për periudhën e okupimit klasik të Kosovës, qytetarët e ndaluar, lexo: të kidnapuar, në territorin e saj, duhet t’i shoqëroj dhe t’i kthejë në pikat kufitare me Kosovë. E kundërta po ndodh, dhe kjo është abuzim me të drejtën ndërkombëtare.
Përtej kësaj, nga eksperienca e ime nga monitorimi i proceseve gjyqësore ndaj të kidnapuarve shqiptarë në Serbi, proceset gjyqësore janë një lloj riinskenimi i proceseve mesjetare, të cilave duhet t’ja kishin zili edhe producentët e dokumentarëve Netflix.
Për aktakuzën, gjykatave nuk i’u duhet baza ligjore. Me skenare, instrukcione dhe projeksione afatgjata politike, gjykatave në Serbi ju duhet vetëm një emër dhe mbiemër shqiptar. Asgjë më shumë. Sa për dosje, e bëjnë sa çelë e mbyllë syt. I kanë me dhjetëra mijëra. Kosova është dosja e tyre e preferuar. Nëse ju duhen pamje, e gjejnë një foto a xhirim të ndonjë ish pjestari të UÇK-së, i cili gjason me personin e akuzuar, pastaj e porosisin një vlerësim, gjoja forenzik. Vlerësuesit i porosisin që para gjyqit të vijnë më konstatimin që nuk janë të sigurtë 100%, por që disa nga pjesët e fytyrës së të akuzuarit gjasojnë me pamjën në foto. Ping – pongu i tyre me dëshmi dhe me dëshmitarë është cinik, fyes dhe i pafund. Në mesokohë, trupi gjykues dhe aktakuza ndërtojnë pretendimet, pyetje, konstatime, konkludime. Në gjykatë, në komunikim, shpesh e ngatërrojnë avokatin mbrojtës me të akuzuarin, gjoja për t’i disiplinuar për procesin, seriozitetin e tij.
Për shqiptarët e Republikës së Kosovës, Serbia është një ‘burg’ i hapur, ku qarkullimi në këtë territor mund të përfundoj në çdo moment në burgjet ku mbyllen dyert. Përveç kidnapimit dhe proceseve farsë, me të cilat synon ta devijoj një periudhë, një histori të gjenocidit në Kosovë, Serbia nuk ofron asnjë siguri fizike as juridike.
Mungesa e kësaj sigurie buron nga urrejtja që kjo krijesë ka kundër çfardo që frymon shqip. Kidnapimet janë refleks impulsiv me të cilin forcat e errëta, dikur okupuese, ëndrrojnë ta rindërtojnë dhe rikthejnë historinë.
Shkrimtari serb emrin të cilit nuk dua t’ia përmend këtu, D. C. ka folur për rëndësinë që ka gënjeshtra, lexo: mashtrimi, për Serbinë. Por për ta kuptuar thellësinë e kësaj skizofrenie politike, njeriu duhet ta përcjellë një proces gjyqësor kundër një të akuzuari shqiptar.
Para një gjyqi në Serbi, kurrë nuk do të deklarohesha për asgjë, përpos se jam shqiptar. Me automatizëm për gjyqet e tyre, kjo do të më ngarkonte me fajësi!/Arbresh.info
Rama për Veliajn në SPAK: Hetimi nuk të bën fajtor
Tre të lënduar nga aksidenti në “Arbër Xhaferi”, autostrada ...
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë